Showbiz
Stresi: Kam 700 police rrotull, kane urdher te me rrahin per deklaratat ndaj Rames
16 Dhjetor, 2020 | 8:24 pm
Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është shprehur se po përndiqet nga policia për shkak të deklaratave që ka bërë për kryeministrin Rama.
Stresi është i shpallur në kërkim nga policia për organizim proteste në kohë pandemie, nxitje dhune dhe thirrje për dhunë e akte të tjera në kundërshtim me ligjin, raporton newsbomb.
Në një lidhje live nga Instagrami, reperi thotë se arsyeja pse nuk ndodhet në Shqipëri është se është dhënë një urdhër për ta rrahur.
“Që ta dijë i gjithë populli shqiptar përse po përndiqem prej policisë është vetëm prej kryeministrit. Një kryeministër që merret me një person dhe që ka shtetin në dorë është shumë e lehtë. Por mos harro ka me ardhur dita e 25 Prillit dhe ka me ua kthye dhe kemi me ju shfaros prej tokës ditën e zgjedhjeve. Mbajeni mend, kemi me ju shfaros o komunista.
Unë nuk i kërkoj falje askujt. Kur të jem gabim kërkoj falje siç i ka hije burrit dhe djalit. Unë i kam vëllezërit e mi nëpër çdo cep të Shqipërisë dhe kanë me dalë për çdo protestë si me qenë dhe unë aty. Arkimed Lushaj nuk është tërhequr prej kauzës së vet. Me dasht kthehem kur të dua se nuk i kam bërë asgjë askujt, por kam informacionet e mia se si është duke më përndjekur policia”, thotë Stresi në Instagram.
burimi: Newsbomb