Showbiz
Stresi flet për herë të parë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova
1 javë më parë


Ditën e sotme, Stresi ka reaguar në një Insta Live, pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova.
“Ju falënderoj shumë të gjithëve që më keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe dhe një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon vetëm njëherë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty.
Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë dhe duhet të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di të bëj vetveten time, pavarësisht se njerëzit kanë dyshuar tek unë dhe janë munduar me çdolloj arme të më mposhtin, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mi që do t’ju përcjellë. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”- është shprehur ai