Showbiz
Stresi flet për fëmijërinë: “Në shkollat shqiptare mësuesit ushtronin dhunë”
7 muaj më parë


Stresi ka treguar gjithçka nga jeta e private në “Big Brother Vip Kosova”. Ai ka folur për periudhën e fëmijërisë, ku ka kujtuar dhunën që mësuesit ushronin ndaj tij në shkollën fillore.Reperi tha se, brezi i tij në Shqipëri është përballur shpeshherë me këtë fenomen në shkolla.
“Në brezin tonë në Shqipëri na kanë rrahur fortë. Sot, me zor pres të bëhem babë dhe me ma keqtrajtuar fëmijën tim para klase, me merret fryma kur e mendoj. Por, atëherë ashtu ka qenë. Po, flas për vitet 97-98. Mua nuk ka pasur kush me më mbrojt se nëna më ka punuar non-stop, më kanë shkokluar duke me rrahur, se sot do iu tregoja unë, na nxjerrnin para klasës dhe na godisni me vizore, me të rrahur nuk zgjidh asgjë”-ka treguar reperi.