Showbiz
Stine flet për herë të parë për vajzën:Mendoj se jam një baba…”
14 Tetor, 2023 | 5:46 pm
Zërin e Stines e dëgjuam ne projektin e tij të fundit me Noizyn i cili rezultoi shumë i suksesshëm me tingujt e kitares.
Stine është ndër artistët “old school” shqiptar ku shumicës i kujton fëmijërinë me hitet e tij në “Top Fest” dhe “Kënga Magjike” ku solli frymën R&b.
Prej disa vitesh i martuar po me një këngëtare,ai ka një vajzë që për publikun është e panjohur.Stine i fruar në “Aldo Morning Show” është pyetur për rolin e tij si baba ku tha:
”
-Ke vëlla dhe dy motra të tjera, kanë lidhje me artin apo jo?
Stine: Po, pothuajse të gjithë e kanë veshin e muzikës.
-Vërtet? Goca?
Stine: Goca ka shumë, e kemi fut për violinë.
-Ka filluar të këndojë?
Stine: Po, po! E ka gjenetike, e ka marrë nga të dy.
-Si baba, si je ti? Apo ç’të pyes ty unë?
Stine: Unë çdo ditë përpiqem të jem një baba i mirë, të gjej kohën.
-Por në fakt?
Stine: Në fakt, jam baba i mirë. Mendoj dhe jam.
-Ke ndonjë pendesë në lidhje me gocën, domethënë në sensin e kohës, të përkushtimit?Stine: Normalisht e kam javën të ngarkuar, por në momentin që gjej hapësirë shkoj te vajza. Do doja të gjeja më shumë, jemi në fazë pune tani, vjen ajo më shumë te unë.