Showbiz
Stilistja tregon për BBVK:”Më hoqën logon me dhunë!”
11 Nëntor, 2024 | 9:05 am
Stilistja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova ndau së fundmi një përvojë të papëlqyer në emisionin “Shok Podcast”, ku rrëfeu sfidat që përjetoi me bashkëpunimin në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova. Duke folur me moderatorin Fisnik Juniku, ajo zbuloi se kishte bërë një marrëveshje paraprake me disa prej banorëve – Gjesti, Arion dhe Besforti – për të krijuar veshje të personalizuara për shfaqjet e tyre në spektaklet “prime”.
Megjithatë, Rugova shprehu zhgënjimin e saj të madh pasi produksioni i emisionit vendosi të largojë logot e markës së saj,nga veshjet e dizenjuara, në mënyrë të papritur dhe të detyruar. Ajo tregoi se edhe pse kishte kërkuar që logot të qëndronin si pjesë e marrëveshjes, ato u hoqën pa leje, duke lënë shenja të qarta në kostumet e Arionit dhe Besfortit.
Pavarësisht këtij incidenti, Blerina theksoi se nuk e la projektin përgjysmë dhe vendosi të përmbushë angazhimin e saj deri në fund. “Unë nuk do t’i lija djemtë në baltë,” tha ajo.