Kryefjala Logo

Sqaron Alaudin Hamiti: Ishte problem teknik në Artmotion. Aludimet për dhunë janë të rreme

6 Dhjetor, 2023 | 3:43 pm

Ditën e sotme ka patur rreth 1 orë ndërprerje të Lives të Big Brother VIP Kosova, ku menjëherë u aludua për fshehjen e një sherri që kishte ndodhur mes Bleros e Ganisë. Ku në komente shkruhej se sherri kishte agravuar me përplasje fizike.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Alaudin Hamiti i cili shprehet që ka qenë një defekt teknik.

“BREAKING NEWS

Nysa, e kuptoj interesimin dhe impaktin  që ka Big Brother, por ju lutem mos dezinformoni sa për klikime.

Sot në orët e hershme të mengjesit si pasojë e një defekti teknik ne Artmotion, dy kanalet e Big Brother Vip Kosova së bashku me disa kanale tjera të platformës janë errësuar duke mos pas sinjal transmetimi.

E gjithë kjo prishje është evituar falë intervenimit te stafit teknik dhe kanalet janë kthyer ne transmetim pas një ore e gjysmë.

Aludimet për dhunë fizike të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale jane te rreme.

Materialin e papublikuar ne transmetim të drejtpërdrejtë të BBVK mund ta gjeni në Youtube, kanali zyrtar i Big Brother Vip Kosova.

Ju inkurajojmë të shikoni dhe lexoni faqet tona për informacion të saktë dhe te besueshëm.”- shkruan Alaudimi në një postim në Instagram.

 

53E0F317 1E1D 4D32 8CF8 4A1BB74EFBF0

Të ngjashme