Kryefjala Logo

Sot të gjithë këngëtarët i kënduan “ex-ave” të njëjtën gjë bëri dhe Nora…

23 Shtator, 2022 | 4:32 pm

Duket se kjo e premte është një ditë që i kushtohet ish të dashurëve të këngëtarëve tanë. Mozzik publikoi sot këngën “Të dua” dedikim për vajzën e tij Hanën, po ku përmendte edhe nënën e saj, Loredanën.

Të njëjtën gjë (1 orë më parë) ka bërë dhe Nora Istrefi. Këngëtarja publikoi këngën “Ciao” i cili duket qartazi që është një dedikim për ish bashkëshortin e saj, Robert Berishën.

Në këngën e krijuar nga Yll Limani, Nora i përmend Robertit shpeshherë se e ka dashur shumë, se e ka falur disa herë dhe se tani lidhja e tyre ka marrë fund. Ajo thumbon gjithashtu edhe ish-partneren e Robertit, duke i thënë këtij të fundit bëji të fala dashurisë së re…

Eh kjo e premte, kushedi çfarë na ka rezervuar akoma…

Të ngjashme