Kryefjala Logo

Sot opinioniste por dikur Zhaku shprehej:”E kam evituar BB sa më shumë”

29 Mars, 2023 | 11:36 am

Zhaklin Lekatari është emri që zëvëndësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste në krah të Arbër Hajdarit.

Në fakt u prit mirë nga publiku pasi Zhaku është e formuluar,e lexuar dhe e drejtëpërdrejtë.
Por në atë kolltukun aty shumë shpesh ka ‘irrituar’ një pjesë të mirë të publikut dhe njëherë u bë pjesë e një skandali që përfshinte Oltën dhe bashkëshortin e saj.

Por,një foto tjetër po qarkullon në rrjet dhe është një pjesë e shkëputur nga një intervistë e saj ku për Big Brother si format nuk shprehej aspak pozitive.

“Nuk e kam parë Big Brother e kam evituar sa më shumë të ishte e mundur.Ishte dalldi kolektive totalisht e pajustifikuar nuk doja ta dija çfarë ndodhte aty se ishte humbje kohe.
Dinamikat e shtëpisë mund të ishin dhe të sajuara dhe nuk më sillnin asnjë të mirë.
Sa më shumë i shihja të polariziar,më dukej sikur e gjithë kjo shoqëri e dalë në një arenë për personazhet e Big Brother.
Një vrimë në ujë,një thagmë!
Vetëm fakti që do jem e mbyllur dhe do jem kavje dhe nuk do vendos unë dhe nuk do jem unë aktori i asaj kohe,më shqetëson.”

3F6D9F92 0155 4476 B290 C0C20EC27A89

Të ngjashme