Kryefjala Logo

Soni në mëdyshje: Elvana këngëtare apo aktore?! Ka dhe një koment për Florin…

4 muaj më parë

Soni Malaj ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin “Mos i bjer me top”. Në këtë intervistë asaj i janë shfaqur disa foto të disa personazheve të njohur për të cilët duhet të jepte nga një koment.

Ndër fotot që iu shfaqën ishte edhe ajo e Elvana Gjatës të cilën e ka “injoruar”. “Është këngëtare,”-ka thënë Soni duke e lënë me kaq. Më pas shtoi edhe aktore.

E pyetur nëse ajo është një këngëtare e mirë apo jo, Malaj ka thënë se ajo ka kritika për veten jo më për të tjerët. Kujtojmë që dikur Soni dhe Elvana kanë qenë jo vetëm kolege por edhe mikesha.
Ndërsa emrin e Florit, Soni e përmendi vetë duke thënë se ai është një nga artistët më të mirë dhe që i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Soni shtoi se dikur me Florin kishin një lidhje por tani janë miq.

Të ngjashme