Skandal në Festistivalin e RTSH-së, organizatorët prishin traditën e garës së famshme muzikore!

2 muaj më parë

Ndonse çdo vit, tradita e do që “Festivali i Këngës”, të fillojë me performancën dhe këngëtarin përfaqësues në Eurovizion. Ndonse janë ndryshuar drejtues e moderator në Radio Televizionin Shqiptar kjo traditë ka mbetur!
Të paktën deri vitin e kaluar ka qenë kështu.

Çudia e këtij edicioni që nëse rezulton lajm i vërtëtë, pasi ende nuk ka një komunikim zyrtar, do të ishte një skandal, është fakti që organizatorët nuk duan që Ronela Hajati të çelë natën e parë të garës me këngën fituese të vjetshme sipas traditës.

Kryefjala po pret nje prononcim të këngëtares Ronela Hajati në lidhje me këtë skandal apo tekë të organizatorëve që mesa duket nga pasiguria për atë që po përgatisin, po tentojnë dëshpërimisht të lëvizin çdo gur që publiku të harrojë spektaklin e vjetshëm drejtuar nga Ardit Gjebrea dhe një grup moderatorësh, dhe të japin idenë se ky do jetë festivali që do mbahet mend në RTSH.

Është përgjegjësi e drejtorit Enkejled Joti që të japë llogari para mediave për të gjitha detajet ekonomike të festivalit meqë paguhet nga taksat e shqiptarëve, në mos edhe organizatorët të sqarojnë pse është zhdukur nga skaleta kënga fituese e një viti më parë?

Të ngjashme