Kryefjala Logo

Silva Gunbardhit i vijne akuza nga kengetari i njohur: Je hajdute. Me leket e mia ndertove vila!

6 Dhjetor, 2021 | 4:32 pm

Tashme duket se eshte hapur nje lufte mes Silva Gunbardhit dhe Mandi Nishtulles e shkak jane bere pikerisht parate e fituara nga kenga “Te ka lali shpirt”. Mandi e ka akuzuar se ajo dhe Dafi kane marre parate e fituara ne anen tjeter Silva ka nxjerre kontratat ku ka thene se ajo merr vetem 10 %, por mesa duket kjo nuk ja ka mbushur mendjen kengetarit.

Mandi ka postuar një pjesë nga intervista, e pasi ka tag-uar Silvën, ka shkruajtur:

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva”.

Ne anen tjeter Silva eshte pergjigjur:

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë  Zotin o mashtrues!”

Të ngjashme