Showbiz
Si te nxehësh një VIP shqiptar/ Alban mos u merzit, i ka bërë bota këto para nesh!
11 Maj, 2022 | 5:47 pm
Të vegjël por me dosje të mëdha,ju flasim nga rubrika si të nxehësh një “Vip” Shqiptar .
Adriatiku na ndan nga një shtet formë çizmeje që quhet Itali dhe atje kemi emigruar,kemi kopjuar makaronat carbonara,pizzen marinara,Gucci-n dhe Versace-n.
Po kemi kopjuar emisione,stile,muzikë dhe art.
Kemi mësuar gjuhën e tyre dhe madje ju kemi vënë bizneseve emra Italian.
Restorante me emër Italian,akullores tani i themi gelato dhe gelateria dhe naçut quhen të pasur në Shqipri kur blejnë një makinë Italiane Ferrari.
Në morinë e gjithçkaje që kemi kopjuar nga ata,kemi harruar të marim “Leggerezza” që për ata që nuk e dinë do të thotë lehtësi,ta marrësh gjënë me kollajllik siç thotë populli.
Në fund të ditës nuk është çudi që shprehja “Qaj kur qaj unë dhe qesh kur qesh unë” ka dalë nga ne.
Ditën e sotme imitimi që ju bë Alban Ramosajt ngatërroi gjithë rrjetin dhe me shumicën që qeshi,disa portale u ofenduan a thua se i vodhëm klikimet dhe vetë Albani pasi u zgjua vërtet nga gjumi,ndryshe nga ditët e tjera nuk shkruajti tek grupi i miqve për kafe por i shkruajti grupit ligjor.
Kujtojmë se jemi portal serioz dhe kushdo punon këtu nuk do bënte kurrë shaka me fatkeqsinë e dikujt,nuk do tallej kurrë me shëndetin mendor, nuk do cënonte privatësinë e një individi dhe nuk do shpifi kurrë për askënd.
Prandaj pak “Leggerezza”
Në Itali emisione si “Le Iene” bëjnë shaka nga më të kripurat,kujtojmë në fakt një këngëtar i quajtu “Ultimo” kur konkuronte në “Sanremo”
Në orët e para të festivalit,i bëjnë një shaka duke e trembur për shëndetin e tij(duke ditur se ai vuan nga frika e sëmundjeve)
Shakaja shkon deri aty sa këngëtari shtrohet në spital me mjekun bashkëpunëtor në shaka.
Morali?Nuk e thirri grupin ligjor.
Ermal Meta ka qënë gjithashtu pre e shakasë kur motra e tij në bashkëpunim me emisionin e bëri të besonte se lap topin e tij me 20 këngë të pa publikuara ja kishte shitur një gazetari.
Edhe Fedez,reperi Italian dhe burri i Chiara Ferragnit u bë meme kur i bënë shakanë e hidhur duke bërë që ai të shpërthente në lot dëshpërimi.
Në Amerikë programe si SNL,Ellen Degeneres,Jimmy Fallon etj i kanë bërë shaka këngëtarëve si:Justin Bieber,Taylor Swift,Nicki Minaj,Adele,Jennifer Lopez,Billie Eillish,Harry Styles dhe na besoni qindra të tjerë.
Dhe në gjithë këto shaka,zyrat ligjore të të lartpërmendurve kanë fjetur rehat dhe nuk janë shqetësuar që në mëngjes se pse një gazetar,një ditë të bukur me diell vendosi të bënte për të qeshur një popull që është bërë për të qeshur.