Kryefjala Logo

Si reagoi Samanta pas lajmeve për fejesën në USA

3 Qershor, 2022 | 9:04 am

Ditën e djeshme kanë qarkulluar lajme që Samanta Karavella është në një lidhje dashurie dhe e ka braktisur jetesën në Shqipëri për të jetuar me partnerin e saj në USA.
Por si gjithnjë që qëndron e rezervuar për jetën e saj private Samanta ka zgjedhur që mos të prononcohet aspak për jetën e saj private. Madje në kohën kur portalet dhe mediat shqiptare ziejnë me lajme rreth jetës private, Samanta ka zgjedhur të shijojë një ndeshje “Hockey” dhe duket se është bërë tifoze e zjarrtë.
Ndërsa sa i takon muzikës këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën “E vogla” një baladë romantike dashurie e cila është xhiruar në Amerikë.

 

 

Të ngjashme