Kryefjala Logo

Si reagoi Kiara kur zbuloi se Butrinti e mbështeti kur ishte në BBVA

26 Mars, 2023 | 4:37 pm

Kiara Tito,e eleminuara e natës së shtunë ishte sot e ftuar në “Fun Club” me Megi Pojanin.Duke folur për eksperiencën dhe sigurisht Luizin,Kiara nuk ‘shpëtoi’ pa u pyetur edhe për Butrintin.

Kujtojmë se pak nga fillimi i spektaklit,Butrint Imeri postoi në story foton e saj me kurorë në kokë dhe sigurisht moderatorja nuk kishte si ta shikonte.
Sot habiti Kiara me përgjigjen e saj,ajo tha se nuk e ka parë, i bëhet qefi por se nuk dëshiron ta prekë fare si temë.

“Nuk do doja ta prekja fare këtë temë, për mua është një histori e mbyllur, ka 10 vite që është mbyllur, që nuk do doja ta rikthej absolutisht.”
Në fakt në shtëpi fliste sa herë i vinte rasti por me të dalë edhe ajo ndryshoi siç ndodhi me banorë të tjerë…

Të ngjashme