Kryefjala Logo

Si është raporti mes Adrolës dhe Fifit?! E zbulon vetë këngëtarja…

10 Shtator, 2023 | 11:29 am

Romanca e Fifit me ish partnerin e Adrola Dushit, Adis Patushin, tërhoqi vëmendjen e mediave në fillimet e saj. Por Fifi ka folur së fundmi për lidhjen e saj dhe për raportin e ish-bashkëshorten e Adisit, modelen bukuroshe, Adrola Dushi.

“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër…përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, tha  Fifi.

Ajo foli dhe për komentet e njerëzve, duke thënë se janë tërësisht të panevojshme, pasi njohja e saj me partnerin erdhi shumë vite pasi ai ishte ndarë nga Adrola.

Të ngjashme