Si e priti Mozzik puthjen e Getinjos dhe Vivien?!

1 muaj më parë

Mbrëmjen e djeshme Vivien Thano dhe Getinjo shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë, brenda shtëpisë më të famshme shqiptare “Big Brother Vip Kosova”. Në lidhje me këtë lajm që ka pushtuar portalet ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, reperi i njohur Mozzik.

Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë,”-shoqëruar me një zemër të kuqe. Pra duket qartazi që Getinjo e ka bekimin e vëllait të tij.

Përpos historisë me Vivien reperi Getinjo është komentuar shumë këto kohët e fundit edhe për teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova.

Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke folur për kafshët. Ai theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

Të ngjashme