Kryefjala Logo

Shyqyr që kemi Sarën, se ajo na i jep lajmet e sakta për PM

1 Gusht, 2022 | 6:59 pm

Dj Pm dhe Sarah Berisha janë një tjetër çift tejet i komentuar i Big Brother ViP. Edhe pse nuk postojnë foto me njëri-tjetrin ata janë bashkë dhe të shumë të lumtur. Madje Sarah është ajo që na jep lajmet e vërteta dhe të sakta për partnerin e saj. Ju do thoni si?!

Po ja emri i Dj Pm u përfol se do të ishte pjesë e kastit të “Dancing with the Stars”, por Sarah na konfirmoi me anë të një postimi në Instagram se këto lajme s’janë aspak të vërteta.

7A432105 5395 447A 95D5 892D4CF59E25

Sarah konfirmoi që partneri i saj mund ta ndjekë programin nga shtëpia dhe jo si konkurrent. Deri tani kanë qenë të shumtë emrat që janë përfolur se do të jenë pjesë e këtij programi, por e sigurt është moderatorja, Bora Zemani si dhe anëtarja e jurisë, Valbona Selimllari.

Të ngjashme