Kryefjala Logo

Shumë tension në studion e “Përputhen”pas debatit të Arjanit me vajzat

24 Mars, 2022 | 10:51 am

Në studion e “Perputhen” situata nuk ka qënë aspak e qetë midis opinionistit Arian Konomi kundrejt Efit,Mikelës dhe Samiut.

Kujtojmë se jo shumë ditë më parë,Arian Konomi mori edhe disa “pushime” nga emisioni ku ndër shumë teori,njëra ishte prej debateve të shkaktuara së fundmi.

Duket se këto pushime nuk e kanë qetësuar Arianin por e kanë karikuar më shumë atë pasi ai drejtoi gishtin ndaj konkurrentëve se janë takuar jashtë dhe nuk kanë lënë asgjë pa bërë.

“Flasin këto për fshehtësi,Efi dhe Mikela,që nuk kanë lënë gjë pa bërë,jeni takuar,keni vajtur nëpër shtëpia e nëpër festa,e nëpër darka e keni pirë kafe me të gjithë.

Efi me Samiun e me të tjerë edhe nëpër lagje dhe ta dokumentoj unë,se hidheni për fshehtësi,çfarë fshehtësi,fshehtësi ndjenjash”-u shpreh i revoltuar Ariani.

Sigurisht këto janë fjalë të mohuara nga Efi dhe Samiu.
Ju në cilën anë jeni?

Të ngjashme