Showbiz
Shuhet presidenti i Fax News, shkak Covid-19
5 Dhjetor, 2020 | 12:56 pm
Presidenti i Fax News është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare mëngjesin e kësaj të shtune, 5 dhjetor 2020.
Kasem Hysenbelliu prej ditësh ishte duke u kuruar prej kovid 19, ndërsa pak ditë më parë gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Hysenbelliu prej vitesh ishte angazhuar në drejtimin e mediave, e dy vite më parë u bë themeluesi televizionin Fax News.
Më parë Hysenbelliu ka qenë administrator i News 24 duke dhënë një kontribut të çmuar në lirinë e medias, por dhe duke ofruar informacionin e duhur për publikun
Po ashtu Hysenbelliu ka qenë dhe administrator i gazetës “Panorama”, në atë kohë me tirazhin më të lartë në vend
Hysenbelliu do të mbahet mend për komunikimin dhe bashkëpunimin jo vetëm me gazetarët por me të gjithë stafin dhe personat e angazhuar në media.
Stafi i Kryefjala shpreh ngushëllimet për familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij.