Kryefjala Logo

Shtang konkurrenti i “Për’puthen”:Prej 4 vitesh jam i martuar

18 Janar, 2024 | 8:42 am

Xhebro, konkurrenti i Për’puthen, zbuloi gjatë takimit me Gabrielën se është babai i një vajze dhe se prej katër vitesh është i martuar. Ai tregoi se ka pasur një lidhje me ish-partneren prej katër vitesh, gjatë kohës së cilës ka ardhur në jetë edhe edhe vogëlushja e tyre.

25-vjeçari u shpreh se gjërat nuk shkonin mirë mes tyre dhe prej disa javësh janë të ndarë fizikisht por me letra ende është i martuar.

Buçi: Bëj kujdes me çfarëdolloj femre që të del përpara.

Kastro Zizo: Unë me sa po kuptoj është një tradhti.

Xhebro: Nuk ka qenë tradhti.

Kastro Zizo: O si ka mundësi që të flasësh keq për ish-in nëse nuk të ka tradhtuar?

Xhebro: Ajo i ka bërë gjithë të këqijat, por nuk ka tradhtuar. Unë katër vjet kam bërë luftë që mos të ndahem. Nga 10 pika, nëntë i kishte të këqija dhe një e kishte të mirë, që nuk tradhtonte. Unë njëkohësisht nuk po them që ajo nuk është një nënë e mirë. Marrëdhënia nuk ecën, kështu që katër vjet për mua ishin shumë.

Të ngjashme