Kryefjala Logo

Shqiptari përlot jurinë e “American Idol” me këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”

3 Mars, 2024 | 11:42 am

Në spektaklin amerikan “American Idol” një i ri nga Kosova ka përlotur dhe prekur zemrat e jurisë që janë dhe nga emrat më të famshëm në botë.

Zëri i tij ishte patjetër çelsi kryesor por edhe historia që ai ka ndarë me ta ka bërë shumë shpejt xhiron e rrjetit.

Kim mes lotëve tregoi se nëna e tij jeton ende në Kosovë dhe se dy vite pasi ai u lind, nëna u sëmur dhe nuk e ka dëgjuar më të këndojë. Mesa duket talentin e tij, e ka marrë nga e ëma për të cilën flet me aq shumë dashuri para të gjithë botës. Kim tregon se të gjithë njerëzit i thonë se ai ka zërin e të ëmës.

Në “American Idol”, këndoi këngën “Heal” nga Tom Odell dhe u shpreh se ai mund të arrijë të këndojë çdo këngë. Kim kaloi në fazën tjetër, ku juria i kërkoi të telefonte nënën e tij për t’i dhënë lajmin. Ai e telefonin dhe i thotë se ku ndodhet. Madje juria i ka kërkuar që të këndojë dhe një këngë në shqip për nënën e tij, ndërkohë që ajo e ndiqte nga telefoni. Kim vendosi të këndojë këngën “Oj Kosovë, oj nëna ime”, performim nga të cili juria mbeti “me gojë hapur”. Kim bëri shqiponjën me dy duar dhe shprehet se është krenar për vendin nga vjen.

https://youtu.be/HGFSCobXzBI?si=J3XCq6y_i-om5YXv

Të ngjashme