Kryefjala Logo

Shoqe me ish të dashurat e Ledrit, flet Sara Hoxha: Shyqyr ishte Dua Lipa!

28 Korrik, 2022 | 11:36 am

Mbrëmjen e djeshme Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra”, ku mes shumë pyetjesh është pyetur edhe për takimin me Dua Lipën e miqësinë me Dafina Zeqirin.

“Unë them shyqyr ishte Dua Lipa. Ajo ishte shumë e mirë, u takuam familjarisht. Për mua s’ka problem çfarë ka patur Ledri më parë”- ka thënë ajo.

Më tej Sara ka treguar se edhe me Dafina Zeqirin ka miqësi të mirë ndonse shumë njerëz komentojnë negativisht dhe e pyesin pse rri me të.

Rikujtojmë se Ledri ka qenë në një lidhje dashurie edhe me Dua Lipën edhe me Dafina Zeqirin, ndonse sot ata ruajnë marrëdhënie miqësore.

Të ngjashme