Showbiz
Shokon gruaja e Shpat Kasapit:”Kam harruar të buzëqesh,kam qënë shumë e mërzitur”
31 Dhjetor, 2023 | 12:18 pm
Selvija u bë e njohur për publikun kur Shpat Kasapi e prezantoi atë si gruan e tij dhe sëbashku kanë edhe një djalë.Mesa duket ky vit që po lëmë pas nuk ka qënë aspak i thjeshtë për të pasi në një postim në Instastory,Selvija i ka kërkuar falje djalit të saj që nuk ka qënë e lumtur dhe ka harruar si të buzëqeshë si pasojë e sfidave që ka kaluar.
Postimi i plotë:”Shpirti im, më fal që ky vit nuk ka qenë i mirë për mua. Mami ka qëndruar më shumë e mërzitur e me dhimbje dhe shumë herë kam harruar se si të buzëqesh.Por ti shpirti im më jep arsye çdo ditë që unë të luftoj e të të qëndroj afër. Dua vetëm të ta shoh fytyrën, të ta ndjejë aromën, biles ka 1 vit që unë flej shumë pak pasi giysmën tjetër të natës e kaloj duke ta parë çdo milimetër të fytyrës tënde dhe duke shtuar lutjet tek Allahu I Madhëruar. Vetëm Zoti i Madh e ka në dorë shërimin e çdo dhimbje, largimin e çdo mërzitje dhe depresioni e ankthi që ta zen frymën dhe tek Ai mbështetemi.”