Kryefjala Logo

Shkëmbim personazhesh nga Top-i në Klan. Kryefjala zbulon emrat e anëtarve të jurisë së “Dance With Me“& “Dancing with the Stars”

1 vit më parë

Dy programe kërcimi do të jenë këtë vit në televizionet Kombëtare Klan dhe Top-Channel. Është bërë publik lajmi që Ilir Shaqiri do të jetë në jurinë e “Dance With Me”, por Kryefjala.com ka mësuar që së bashku me Ilirin në jurinë e “Dance with Me “ do të jetë edhe komediani Ermal Mamaqi por edhe balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa. E cila do të zëvendësojë ish-bashkëshortin e saj, Albi Nako.
Ndërkohë në Top-Channel do të jetë anëtare jurie, Valbona Selimllari e cila ka qenë për shumë sezone pjesë e jurisë së “Dance With Me”.

Ndërkohë që emrat që po qarkullojnë si konkurrentë të “Dancing With the Stars” janë Isli Islami, Ardit Çuni, Megi Pojani, etj. Ndërsa nga kasti i “Dance with Me” po qarkullojnë emra si Valon Shehu, Orgesa Zaimi, etj.

Të ngjashme