Kryefjala Logo

Shkëlzeni mes Sadijes dhe Arminës.Të veçantat dhe të përbashkëtat e dy dasmave

25 Shtator, 2022 | 7:02 pm

Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani po kurorëzojnë sot historinë shumë vjeçare të dashurisë. Një dasmë që do të zhvillohet sot në një agrozurizëm larg Tiranës por me më shumë se 300 të ftuar. Fotot e para të çiftit kanë filluar të qarkullojnë në rrjet nga revistawho.com ku shohim çiftin më të lumtur se kurrë. Armina me një fusta të Vivienne Westwood, i dizajnuar posaçërisht për të. Çifti është shoqëruar nga një makinë e tipit “Lincoln”, e viteve 60’.

E5FD2962 3E19 4BB2 9961 2E3C300BB3F6 07DABD36 E3F1 4FAC A3C8 41113039819B

Por përpara lidhjes me bukuroshen Mevlani, Shkëlzeni ka qenë i martuar për gati 15 vjet me Sadije Berishën. Asokohe ai ishte 22 vjeç, ndërsa partnerja e tij 30, e divorcuar dhe me dy fëmijë. Ata e nisën historinë e tyre të dashurisë në vitin 1998 dhe u divorcuan në vitin 2013. Nga fryti i tyre i dashurisë lindi, Medina dhe Lajdon. (Të cilët nuk e dimë nëse do të jenë sonte në dasmë)…

1204EA50 C218 491F 87A5 F0A0038ED5D9

Por nëse bëjmë një rezyme të të dyja dasmave shohim që ato kanë shumë ngjashmëri. Të dyja janë bërë në një fermë, të dyja nuset duken kaq të thjeshta e të grimuara pastër dhe thuajse me të njëjtin stil fustani. Armina ja ka besuar grimin Arbër Bytyqit ndërsa veç fustanit të Vivienne Westwood, stilisti Festim Isufi gjithashtu ka stiluar një fustan posaçërisht për Arminën dhe Valdrin Sahiti.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë çiftit jetë të lumtur!

 

 

Të ngjashme