Showbiz
Shkëlqimi dhe rënia e yjeve që drejtuan “Dancing with the Stars”
7 Shtator, 2022 | 4:41 pm
“Dancing with the Stars”, rikthehet sërish pas pak vitesh në pauz, por ndryshimi nuk është i vogël, ndonse që prej 2010 në 6 sezone e kemi parë në ekranin e Vizion Plus, këtë vit patenta është blerë nga Top Channel. Spektakël i cili do të moderohet nga Bora Zemani. Por meqë jemi këtu le të ndalemi pak tek prezantueset ndër vite.
Alketa Vejsiu
“Dancing with the stars”, ka startuar sezonin e parë në moderimi nga Alketa Vejsiu. Alketa e afirmuar në skena spektaklesh e realizoi më së miri. Madje i mungoi aq shumë, saqë vendosi të realizonte të njëjtin spektakël edhe në Klan, duke e quajtur “Dance with me”.
Amarda Toska
Një emër i dashur për publikun e cila pati shumë sukses në këtë eksperiencë. Pas së cilës vendosi të tërhiqej nga moderimi. Ndonse skena e “DWTS” i shkonte shumë, e pasi shkëlqeu vendosi të tërhiqet duke lënë shije mjaft të mirë në publik.
Armina Mevlani
Ndonse eksperiencë e re për Arminën u duk se e pati paksa të vështirë. Me keqardhje le të themi se Armina nuk e mbushte skenën e spektaklit e vetme. Përfundimisht duhet të jesh i lindur për skenë.
Jonida Maliqi
Me tipin energjik si Jonida ishte e sigurt që do ja dilte. Me sportivitet, me batutë Jonida diti si ta bënte publikun që ta ndiqte javë pas jave.
Almeda Abazi
Almeda erdhi nga ana e anës për të realizuar këtë eksperiencë. Ama vëmendja tek ajo shkoi vetëm kur në skenë ftoi burrin e saj, aktorin turk Tolgahan Sayisman. Sepse deri atëhere me probleme në artikulim Almeda s’kishte gjë në terezi.
Bora Zemani
Për këtë do japim komentin tonë, pasi ta shohim në skenë!