Kryefjala Logo

Shikoni si dukej Ledina Çelo 22 vite më parë në Londër dhe brune…

2 Dhjetor, 2022 | 3:37 pm

Që në fillimet e karrierës së saj, Ledina Çelo do të spikaste jo vetëm me talentin por edhe me pamjen e saj fizike. Ajo është këngëtare e shumë hiteve si “ E doni dashurinë”, “San Valentino”, “Ma ke prish gjumin e natës”, “Të ndjej të huaj”, “Fal”, “Nesër shkoj” me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion.

Ledina sot ka hapur arkivat dhe ka gjetur në to një foto të sajën të 22 viteve më parë. “Në Londër me këtë kostum që ja kisha marrë borxh një shoqes sime. Eh ikin vitet fluturojnë”, thotë Ledina në këtë video që ka postuar në rrjetet e saj sociale.

31922C26 EB16 4412 B5D3 0866AAC12A9E
Përveç ngjyrës së flokëve (që me shumë mundësi këtu i ka patur natyrale) duket sikur vitet kanë mbetur në vend për këngëtaren, Ledina Çelo. Ajo jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Herë pas here rikthehet në Shqipëri jo vetëm për pushime, por edhe me projekte artistike. Tani ka ardhur koha për një këngë të re prej, që me shumë mundësi Ledina e ka në arkiva por nuk po e publikon…

 

Të ngjashme