Kryefjala Logo

Shifra marramendëse që Al Pacino do të paguaj për rritjen e djalit të tij…

3 Nëntor, 2023 | 11:30 am

Al Pacino u bë baba në moshën 83-vjeçare por ai dhe partnerja e tij 54-vite më e re u ndanë 3 muaj pas ardhjes në jetë të fëmijës. Megjithatë mes tyre është arritur një marrëveshje kujdestarie.

Ylli i “Godfather” ka rënë dakord t’i paguajë ish partneres së tij tridhjetë mijë dollarë çdo muaj si shenjë mbështetjeje për rritjen e djalit të tyre.

Vendimi është marrë nga gjykata pasi ish partnerja e Al Pacino paraqiti dosjen me një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe aktori e kishin nënshkruar gjashtë ditë pas lindjes së djalit, Roman Alfallah Pacino.

Të ngjashme