Showbiz
Sherr mes Saimirit dhe Silvanes pas eleminimit nga Love Story: Dua burre me B te madhe!
29 Dhjetor, 2020 | 11:21 am
Ka qenë i hidhur fundi i rrugëtimit të Silvanës në “Love story”, pasi askush nuk e priste largimin e saj.
Pas eleminimit ajo shpreh rezervat e saj për princin modern duke thënë se është shumë e lumtur që u largua, teksa shtoi se Saimiri është mashkull i thjeshtë që pret që femrat t’i përulen.
Ajo tha se do burrë me B të madhe, teksa nuk ia përtoi as Saimiri, i cili i tha se edhe ajo duhet të jetë grua me G të madhe nëse e ka këtë kërkesë.
“Jam shumë e lumtur që largohem sonte, sepse e kam menduar gjatë gjithë javës. Më bën për të qeshur fakti që çdo vajzë që bën debate me ty, ikën çdo javë. Unë do ta quaja, ‘uomo semplice, scelte semplice’, sepse ti je mashkull i thjeshtë dhe kërkon femrat këtu që të ulen, të përulen. Unë nuk jam ajo zemër, unë kërkoj një karakter shumë të fortë. Unë kërkoj burrë me B të madhe” – tha Silvana pas eliminimit, por e menjëhershme ishte përgjigjja e Saimirit: “Duhet të bëhesh njëherë grua me G të madhe që të kërkosh një burrë me B të madhe…”
Megjithatë, Silvana tha edhe që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori.
Burimi: iconstyle