Sherr me produksionin, Romeo dhe Donaldi heqin dore nga emisioni?

3 muaj më parë

Mbremjen e djeshme eshte folur se ka patur debate mes produksionit dhe Romeos pas fitores te Ilirit.

Nëse shkojmë në Instagram-in e Romeos, do të shikojmë që ai ka fshirë nga profili i tij videon e emisionit që do të mbante me Donaldin, gjë që lë të kuptohet se mund të kenë hequr dorë nga projekti.

Bëhet fjalë për një emision në “Prime time” në “Top Channel” që do ta moderonin bashkë, i titulluar “Më Lër të Flas”. Ky emision iu dha atyre para pak javësh si surprizë nga produksioni.

Sakaq, sipas Iconstyle u bë e ditur se binjakët së bashku me Beatrix kishin refuzuar të shkonin në afterparty me ish-banorët e tjerë dhe produksionin që u zhvillua në shtëpinë e “Big Brother”.

Të ngjashme