Showbiz
Shefat e arsimit neper rrethe, urdher drejtoreve te gjimnazeve te nxjerrin nxenesit ne rruge qe te presin me brohoritje konkurentet e Perputhen
15 Qershor, 2021 | 10:36 pm
Perputhen emisioni ku disa femra dhe meshkuj tentojne te krijojne lidhje intime midis tyre, duke treguar gjithcka ne ekran, po habit me levizjet e fundit.
Stafi shetit ne qytetet kryesore te vendit duke na kujtuar “Ethet e te premtes” mbrema por nese aty kerkohej talenti ne kenge, ketu kerkohen meshkuj dhe femra qe te grinden, qajne dhe qeshin para kamerave.
Habia e ulurimave me te cilat priteshin konkurentet e edicionit te shkuar zbuluam se kishte nje sqarim. Pervec publikut minoren qe mbushi oborret e teatrove ku po mbahen audicionet, te rinjte e tjere qe gjendeshin aty vinin nga shkollat e mesme te qytetit me urdher te drejtoreve te shkollave. Duket se shefat e arsimit ne qytetet ku Perputhen po ndalon per audicione, po perpiqen ti bejne qejfit televizionit afer qeverise duke vene ne dispozicion te rinjte e gjimnazeve per te pritur nje grup njerezish pa asnje vlere per kete target rinor.
Gjimnazistet gjithashtu shoqerohen nga prinderit, te cilet jane te shqetesuar per kete urdher te shkollave ndaj kane preferuar ti shoqerojne personalisht femijet e tyre.