Kryefjala Logo

Shakanë më të tmerrshme e ka bërë Salsano Rrapi, futi bashkëshorten në burg!

12 Dhjetor, 2023 | 11:17 am

Ditën e djeshme Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli kanë qenë të ftuar në Ftesë në 5, ku tregojnë shumë për marrëdhënien e tyre.

Erjona rrëfeu edhe shakanë më të tmerrshme që Salsano i ka bërë. Siç tha ajo, plot 12 vjet më parë, ajo mori një telefon nga policia dhe pas saj “u fut brenda”: “Më mori policia, më futi brenda dhe pastaj më tha “gëzuar ditëlindjen”” – tha me të qeshur, por ende dukej që ishte me inatin e 12 viteve më parë. Ndërsa Salsano tregonte me krenari që ajo ishte një ngjarje shumë e bukur, Erjona kujton se ai dhe e motra e saj vazhdonin të qeshnin, ndërsa aktorja ishte ende me gjak të ngrirë: “Ime motër i tha “mos e bëj, se nuk do të të flasë gjithë jetën”.

Ishte një shaka e keqe, “e tmerrshme” që, në fakt, mbetet gjithsesi një surprizë e bukur: “Si mund të jesh kaq i sëmurë?” ishte pyetja e moderatores për Salsanon, kur mësoi se Erjona e kishte përjetuar me gjak të ngrirë të gjithë këtë: “Po aty është e bukura” – ishte përgjigjja e menjëhershme e Salsanos që vazhdonte të këmbëngulte se ajo ishte një surprizë shumë e bukur….

Të ngjashme