Showbiz
Sfilata në Verona: Sara Kolami ulur pranë Giulia De Lellis, bloggere shumë e famshme Italiane
6 Tetor, 2022 | 9:37 pm

Sara Kolami ka shpërndarë në rrjetin e saj social Instagram disa foto nga një sfilatë në të cilën ishte e ftuar.
Sara e përshkruan eventin si një nga eksperiencat e saj më të bukura dhe se ishte sfilata e parë “Fashion Show” në të cilën blogerja shqiptare ishte e ftuar dhe duket e pozicionuar në rresht të parë.
Edhe nëse nuk e dini,keni parë boll në internet muajin që shkoi sfilatat nga e gjithë bota ku sigurisht askush nuk ulet vetëm.
E në evente si këto “komshinjtë” qëllojnë të jenë shumë të famshëm.
Si në rastin e Sarës e cila është ulur pranë bloggeres dhe influenceres Italiane,Giulia De Lellis.
Giulia është emër shumë i njohur në Itali me mbi 5.3 milion ndjekës në Instagram e dyta pas Chiara Ferragnit.
Për herë të parë u shfaq në emisionin e dashurisë së Maria De Filippi-i “Uomini e Donne”
Aty fitoi zemrën e Andrea Damantes (edhe ky Dj i famshëm) dhe më pas fitoi edhe zemrat e publikut Italian.
Pjesëmarrëse në Grande Fratello Vip në Itali dhe ambasadore e disa firmave të njohura,mbrëmjen e sotme u shfaq pranë Sarës tonë.
Edhe Giulia bën mirë ta dijë se kë kishte pranë ama!