Showbiz
Sezoni i “çmendur” televiziv, kush i braktisi emisionet në mes të sezonit…
12 muaj më parë

Mos ardhtë kurrë një sezon televiziv si ky… Shtatori i vitit 2022 ishte muaji më i rrëmujshëm sa i takon punës në televizion. Shumë punë të lëna në mes, hatërmbetje mes kolegësh dhe mbi të gjitha fillime të reja. Por cilët ishin disa nga moderatorët që braktisën në mes të sezonit vendet e tyre të punës?!
Flori Gjini
I pari që vendosi të linte emisionin në mes ishte moderatori, Flori Gjini. Ai braktisi “Shqipëria Live” për emisionin e mëngjesit në Euronews, por mbi të gjitha për projektin e tij personal “Real People”. Kryefjala.com ishte e para që e bëri publik lajmin e largimit të tij nga Top-Channel.
Arjon Muça
Sigurisht që Florit i duhej gjetur një zëvendësues dhe në vend të tij erdhi Arjon Muça. Edhe Arjoni la përgjysëm programin e tij të mëngjesit në Ora News, për t’ju bashkuar Top-Channel. Edhe ky lajm kaloi më parë nga ne…
Eliona Pitarka
Ajo u largua nga Klanifornia për të nisur një rrugëtim të ri dhe e bëri këtë gjë për emisionin e mëngjesit në Mcn. Por Kryefjala.com ju bëri me dije pak kohë më parë se Eliona e la në mes këtë emision pasi ishte në pritje të ëmbël dhe vetëm pak ditë më parë aktorja tha se ishte në pritje të një vajze.
Brikena Prifti
Pas një eksperience të gjatë në fushën e spikerimit, Brikena Prifti vendosi të lë Tv Klan për të marrë drejtimin e programit të Pasdites në Vizion Plus.
Grida Duma
La politikën për median. Nga një politikane e njohur ajo ka marrë në dorë emisionin më të rëndësishëm politik të Top-Channel, “Top Story”, duke bërë kështu rolin e moderatores.
Ori Nebijaj & Bora Zemani
E kundërta ndodhi me Ori Nebijajn e cila do të shkëputet nga media për t’ju bashkuar politikës. Orin do ta shohim të ulet në Parlament si një nga deputetet e reja të tij, ndërkohë që Bora Zemani rikthehet në Përputhen…
A nuk kishim të drejtë kur thamë që ky ishte një sezon i çmendur televiziv?!!!….