Kryefjala Logo

Se cfarë do të ndodh me Efin në shtator ua themi ne…

28 Korrik, 2023 | 9:16 am

Efi Dhedhes është një nga vajzat më të komentuara të momentit, që pas përfundimit të Big Brother. Por çfarë do të ndodhë me të në shtator, ne e kemi një përgjigje.

Fillimisht u përfol që Efi do të prezantonte “Përputhen” por jo, nuk do të jetë ajo prezantuesja e këtij programi. (Me shumë gjasë do të jetë Kiara, po tjetër temë kjo).

Blogerja thuhet se do të bëhet pjesë e programit “Dancing with the Stars” si një nga konkurrentet deri tani më të forta të tij. Nisur ky nga emrat që ju kemi treguar këto ditë. Ky program do të jetë një trampolinë shumë e mirë për Efin, që ku i dihet ndoshta vitin tjetër dhe mund ta prezantojë ose të jetë anëtare jurie, si njeri i drejtpërdrejtë që është.

Por le ti marrim gjërat me radhë dhe le ta shohin se si do të komportohet ajo në pistën e vallëzimit…

Të ngjashme