Showbiz
Sardi dhe Semi:Çifti më i ri i showbizz-it?
20 Dhjetor, 2023 | 8:59 am
Dy këngëtarët e njohur Sardi Strugaj dhe Semi u panë bashkë në premierën e filmit “5 herë Jo” dhe ajo që bëri habi ishte fakti se hynë dorë për dore.
Menjeherë pas këtij veprimi u fansat aluduan se dyshja kanë nsiur një lidhje së bashku.
Së fundmi Sardi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ndër të tjera ka folur më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Pjesë nga biseda:
Bieta: Dua të bashkëpunoj me këtë këngëtarë…
Sardi: Elvanën, Florin, Albanin edhe Yllin e vlerësoj shumë.
Bieta: Ne prisnim një emër tjetër në fakt. Atë të Semit.
Sardi: Prandaj nuk e përmenda Semin sepse e kam një bashkëpunim me të dhe do lançohet në hyrjen e viti të ri.
Bieta: Patët një kërcim që vetëm si shokë jo, ka thënë Olta. Çfarë nënkuptonte ajo me këtë?
Sardi: Ne jemi shokë, kuptova që ja dolëm me kërcimin dhe transmetuam diçka. Kërcimi, kur e kam parë dhe unë ishte vërtetë sensual kënga ishte shumë flirtuese, dritat e kuqe bëjnë të vetën. Pjesa tjetër nuk e di, mos më sikletos më shumë. Na kanë ngacmuar shumë, por ne kemi thënë që kemi projekte bashkë dhe kemi shumë miq. Nuk ka asgjë të keqe.