Kryefjala Logo

Sarah dhe PM drejt fejesës? Flet DJ: Ka ardhur koha…

20 Dhjetor, 2023 | 4:08 pm

Dj PM, ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën, ku sigurisht nuk mund të rrinte pa folur edhe për lidhjen e tij me Sarah Berishën.

PM: Nuk e kam menduar që jeta ime do të ndryshojë kaq shumë, pasi kam marrë pjesë në “BBV”, me Dj Dagz nuk e kemi menduar që do mbërrimë deri këtu. Ne na njihnin personat që frekuentonin jetën e natës, por kurrë në jetë nuk e kisha menduar që do na njohin në Laç ose në Fier.

Faleminderit shumë formatit “BBV”, që na mundësoi të tregojmë veten tonë dhe na ngriti si nga ana profesionale dhe shpirtërore. Tani mendoj që ka ardhur koha të marrim një hap tjetër të lidhjes, ndoshta të bëjmë fëmijë, ndoshta të fejohemi, të martohemi apo të bashkëjetojmë.

Të ngjashme