Sara vijon t’i thotë mendimet e saj me shkrim dhe këtë herë ka një koment për ata që mendojnë se fitoren e ka prej Ledrit…

3 javë më parë

Fituesja e “ Dancing with the Stars “ Sara Hoxha ka bërë një postim në Instagram, ku ka shkruar disa fjalë lidhur me fitoren e saj në këtë spektakël.

Postimi i Sarës:

Finalja ishte një emocion kaq i madh, në fakt jam akoma si e mpirë por tani jam gati të shpreh dhe pak mirenjohje.
Faleminderit nuk mjafton per te shprehur perulesine time ndaj cdo personi qe ka punuar kaq fort per kete spektakel! Faleminderit është pak për të treguar oret e pafundme të punës që Luixhino ka dhenë për mua.
Faleminderit nuk është asgjë për të gjithë shtysën qe më ka dhënë Kledi, Dalina, Valbona dhe Armandi per t’u përmirësuar gjatë të gjithë rrugetimit tim.
E për publikun, për ata që ben diferencen, ju premtoj se do punoj më shumë për t’ju sjellë projekte të reja dhe t’ju kthej sado pak të gjithë dashurinë që më keni dhënë! Shumë mund të jenë fansa të Ledrit e disa të mite, por për mua do të jeni arsyeja pse unë në finale ngrita kupen. E për këtë, do ju jem gjithmonë falenderuese!”, shkruan Sara në postimin e saj.

 

Të ngjashme