Kryefjala Logo

Sara merr shenjën nga partneri jashtë e shpërthen në lot, po çfarë i thotë Bardhi?

16 Shkurt, 2024 | 7:37 pm

Sara Gjordeni ka hapur zemrën me Erjolën ditën që partneri që ajo ka lënë jashtë Jurgen Uldedaj kishte ndeshje të rëndësishme. Teksa Sara priste një shenjë edhe pse sipas saj historia tani ishte mbyllur nga Bardhi, duket se shenja erdhi.

Pak minuta më parë në shtëpinë e BB VIP ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit ku shkruante: Kampion bote! Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit:

“E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.

Ndërkohë Bardhi ka thënë: Qenka djalë i mirë, teksa ka puthur Sarën. Një moment i çuditshëm teksa qan për ish të dashurin në krahë të të dashurit.

Më pas Sara ka folur edhe me Artën pasi ka nisur dyshimet nëse dronin Jurgeni e ka nisur për ta gëzuar apo se ka inat me të.

Të ngjashme