Kryefjala Logo

Sara Kolami dhe Niko Komani tregojnë sekretin e miqësisë afatgjatë!

21 Prill, 2022 | 11:14 pm

Sara Kolami dhe Niko Komani janë një dyshe e pandashme e showbizit, duke vërtetuar kështu që miqësia e vërtetë ekziston edhe në botën rozë. Pasditen e sotme ata kanë qenë të ftuar në “Ditë pas ditë”.

Sipas Sarës dhe Nikos sekreti i miqësisë është pikërisht energjia e mirë dhe pozitiviteti që transmetojnë tek njëri tjetri.

Më tej Sara rrëfeu se dëshiron ta zhvillojë karrierën e si aktore dhe Niko përveç projektit për të cilin ai është shumë entuziast përveç Style Star Show ku aktualisht është në panelin e jurisë, është edhe Eurovision-i, ku do të kujdeset për veshjen e përfaqësueses së Shqipërisë, Ronela Hajatin e cila do të performojë këngën “Sekret”.

Të ngjashme