Showbiz
Sara Karaj shtrohet me urgjencë në spital në muajin e tetë të shtatzanisë
6 Tetor, 2022 | 5:54 pm
Bloggerja e dashur Sara Karaj pak kohë më parë me një video shumë të bukur na lajmëroi se ishte sërisht në pritje të ëmbël pas djalit të parë.
Gjithçka dukej se shkonte më së miri dhe me muajt që kaluan,Sara hyri në muajin e saj të tetë.
Por,mesa duket një e papritur i ka ndodhur mbrëmjen e djeshme siç ajo vetë tregoi.
Vetë Sara me një postim të gjatë në Instagram shkruan se nuk është ndjerë mirë dhe është shtruar me urgjencë në spital ku dhe do të qëndrojë derisa bebi të vijë në jetë.
Ne i urojmë ti shkojë gjithçka mirë dhe së bashku me bebushin të gëzojnë shëndet.