Kryefjala Logo

Sara Hoxhën e irriton pyetja:”Pse nuk ishte Ledri në premierë”

15 Tetor, 2023 | 11:18 am

E ftuar në “Më lër të flas” Sara Hoxha preferoi të mos flasë për pyetjen e mijërave shqiptarëve se pse partneri i saj,Ledri Vula,mungoi në premierën e filmit “Në Kuadër të dashurisë” ku ajo debuton për herë të parë si aktore.

“Donald,të thashë që nuk dua të flas për këtë temë kështu që ..ka qënë pyetja më e shpeshtë që më është bërë dhe nuk mendoj që duhet ti jap llogari askujt,as ty këtu,kështu që ..”

“A është çdo gjë ok?” E pyet Donaldi dhe Sara thotë se çdo gjë është ok dhe nuk kanë nevojë të shqetësohen.Mund të themi se është e para herë që Sara shfaqet kaq e prerë pasi në çdo dalje të saj publike ajo ka qënë shumë e qeshur dhe e hapur për të folur për marrëdhënien e saj me Ledrin.

Probleme në parajsë për çiftin?Sara thotë jo,por nuk mund mos të na bënte përshtypje fakti që asaj i rrëshkiti kur tha se Ledri ende nuk e ka parë filmin.Kur u pyet për puthjen me aktorin në film ajo tha se mamaja e saj është pak më strikte,prindërit e Ledrit ishin treguar shumë mendjehapur ndërsa Ledri..Epo ai atë puthje e ka parë nëpër video që qarkullojnë në rrjet.Shumë e çuditshme e dimë…

Të ngjashme