Kryefjala Logo

Sara Hoxha përballe Xheraldinës: Ku durohen dy këngëtarë në familje!

18 Mars, 2022 | 11:02 am

Sara Hoxha nuk ka dhënë asnjëherë intervista, e duket se të parën e ka ruajtur pikërisht për vjehrrën e saj Xheraldinën në emisionin “N’majë t’gjuhës”. Sara ka postuar një video në Instagram ku zbulon se ndodhet në studio e emisionit.

Të njëjtën video ka postuar dhe Xheri, teksa Sara është duke kënduar dhe përbri shkruan: “Ku durohen dy këngëtarë në familje”.

Duket se Sara dhe Xheraldina kanë një marrëdhënie mjaft të mirë me njëra tjetrën duke dalë nga kornizat e raportit “nuse vjehrrë”, madje shumë herë ato duken si shoqe. Sara ka qenë shumë e rezervuar por ndoshta të dielën Xheraldina do e zbërthejë për herë të parë.

Nuk na ngelet gjë tjetër veç se të presim.

C653CF7D AAA8 4C28 AB31 41F1446933D6

Të ngjashme