Showbiz
Sara Hoxha në jurinë e “Dancing with the Stars”?!
2 muaj më parë


Vitin e kaluar u shpall fituese e Dancing, ndërsa këtë vit ka gjasa (gjithnjë sipas thashethemeve brenda Top-Channel) që blogerja Sara Hoxha të jetë si anëtare jurie e “Dancing With the Stars”. Bashkëshortja e Ledri Vula duket sikur është bërë pjesë e pandarë e familjes së Top Media, pasi ajo do të jetë edhe pjesë e filmit të “Në kuadër të dashurisë”, ndaj nuk është çudi që ta shohim edhe si anëtare jurie e programit të vallëzimit. Emrat që po qarkullojnë deri tani janë Enxhi Nasufi, Eni Shehu, Sara Karaj, Efi Dhedhes, është përfolur Nora Istrefi dhe të tjerë emra që do t’ua zbulojmë në vijim.