Kryefjala Logo

Sara Hoxha flet për situatën me Dafinën: Se kuptova pse reagoi ashtu!

5 muaj më parë

Sara Hoxha foli sot për debatin virtual me Dafina Zeqirin. E pyetur për këtë çështje në programin “Se luan topi”, Sara shpjegoi edhe njëherë se e gjitha nisi nga komenti i Ledrit, të cilin influencerja që në fillim e kishte marrë si shaka.

Sipas saj, kur vetë ajo e mori atë koment si batutë dhe jo si ngacmim, kjo do të thotë se nuk u bë me tendencë dhe nuk e kupton pse Dafina reagoi në këtë mënyrë.

Sara po ashtu ju përgjigj “akuzave” nga artistja, se e kanë shfrytëzuar imazhin dhe karrierën e saj për të qenë në qendër të vëmendjes, duke thënë se asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar Dafina dhe nuk ka nevojë ta bëjë, ndërsa edhe sot nuk e di pse ndodhi ai reagim i saj.

 

Të ngjashme