Kryefjala Logo

Samanta nuk e tradhëton kurrë këtë partner…

12 Gusht, 2022 | 4:06 pm

Mos merrni kot (se nuk e kemi për partnerin e saj në jetë), por për partnerin e Samanta Karavellës në art dhe ai është reperi nga Kosova, Elinel. Sapo është publikuar projekti i tyre i dytë, “Chocolino” që këtë herë është e ftuar këngëtarja nga Tirana.

Ndërkohë që tre vjet më parë ishte Samanta ajo që i bëri një ftesë Elinel, për këngën e saj “Vonë”.
Mesa duket artistët ndihen komodë me njëri-tjetrin prandaj sollën për publikun një tjetër duet të freskët veror.

Kryefjala.com ka mësuar se Samanta Karavella e ka xhiruar pjesën e saj të këngës në Miami pasi siç e dini këngëtarja jeton në Usa dhe ku thuhet se ka gjetur atje edhe dashurinë. Ndërsa Elinel e ka xhiruar klipin e tij në Kosovë.

Të ngjashme