Kryefjala Logo

Samanta Karavella krah futbollistit më të përfolur shqiptar të momentit…

19 Tetor, 2023 | 6:37 am

Jasir Asani është njeriu i momentit në Kombëtaren shqiptare. Me tre golat e tij, 28-vjeçari ka bërë që kuqezinjtë të jenë me 99.99 % në finalet e Euro 2024. Por 28 vjeçarin e kemi parë në shoqërinë e këngëtares, Samanta Karavella dhe menaxherit të saj.

Nuk i dimë ende arsyet e takimit por ata duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Samanta do të marrë pjesë në festivalin e Rtsh dhe ky është një rikthim i fuqishëm i saj në skenat shqiptare. Pasi prej vitesh është larguar në Amerikë, ku dhe është martuar.

Puna e shkupjanit është shpërblyer, me ofertat për të që nuk mungojnë nga Spanja, Italia, Gjermania apo edhe Arabia Saudite.E sigurt është se ish-sulmuesi i Partizanit do largohet nga Koreja e Jugut, për në Celta Vigos në Spanjë. Klubi i La Ligas duket më i interesuar për shërbimet e tij.

IMG 8384

Të ngjashme