Showbiz
Samanta Karavella flet për largimin nga Festivali i Këngës
3 Dhjetor, 2023 | 3:50 pm
Samanta Karavella vendosi të tërhiqej nga Festivali Fundvitit dhe së fundmi në një intervistë për “Më Lër të Flas” Samanta ka rrëfyer versionin e saj duke u shprehur
Ka pasur shumë spekulime ndaj festivalit. E vërteta është që kënga që unë kisha zgjedhur, një këngë shumë ritmike, nuk m’u lejua performanca. Një këngë ritmike unë nuk mund ta këndoja pa performancë. Këto ishin rregullat këtë vit. Sa për Elsa Lilën janë spekulime unë nuk di asgjë.
Ndërsa Kejsi nëpërmjet një telefonate në emision u shpreh se ajo është tërhequr për arsye personale pa sqaruar asgjë më tepër.