Kryefjala Logo

Salsano konfirmon: Këtë vit në Portokalli do të jemi tre!

19 Shtator, 2022 | 3:08 pm

Kryefjala.com bëri të ditur lajmin se Xhemi Shehu do të rikthehet në “Portokalli” edhe pse kjo e fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim në rrjetet sociale. Por së fundmi ka qenë miku dhe kolegu i saj, Salsano Rrapi, ai i cili me sa duket konfirmoi rikthimin e saj në spektaklin e humorit.

I ftuar sot në “Wake Up”, Salsano konfirmoi emrin e tij dhe atë të Fjoralba Ponarit si moderatorë të “Portokalli”, ndërsa shtoi se do të jetë edhe “një e tretë”, të cilës nuk ja përmendi emrin. Megjithatë është dukshëm e qartë që bëhet fjalë për bashkëpunëtoren e tij të vjetër, Xhemi Shehu.

Salsano Rrapi do të jetë gjithashtu pjesë e programit “Dancing with the Stars” dhe burime pranë artistit i thanë Kryefjala.com se angazhimi i tij këtë vit në Portokalli do të jetë më i madh në role se sa në moderim.

Të ngjashme