Kryefjala Logo

Sabiani: Une 100 mije euro i bej me koncerte! Nese do fitoja do i ndaja me Ilirin

12 Dhjetor, 2021 | 2:40 pm

Diten e sotme Sabiani ka qene i ftuar ne Fun Club ku ka treguar arsyen pse Iliri nuk doli pas tij sic edhe ishin deklaruar pak jave me pare.

“Ne kishim vendosur që nëse do të ndodhte një nominim, do të rrinim aty. I thashë nëse del, unë do të dal pas teje. Më tha jo. Nëse njëri del, do vijojmë rrugëtimin edhe për tjetrin. Me Ilirin u përshtata se ishte i pjekur, me një karrierë të bukur dhe të vështirë. Ai nuk kishte ndonjë informacion të madh për karrierën time. Çdo gjë lindi aty. Ne u lidhëm shumë me njëri-tjetrin, edhe pse kishim mendime edhe të ndryshme. Unë do ta mbështes deri në momentin që do të dalë nga BB VIP, Ilir ke këtu vëllain.

Në lidhje me çmimin e madh, ai u shpreh se nuk e kishte synuar ndonjëherë dhe nëse do e fitonte, pjesa më e madhe d të shkonte për bamirësi.

“Unë çmimin e madh nuk e kam pretenduar ndonjëherë. Nëse do e fitoja, 60 për qind do të kalonin për bamirësi, pjesën tjetër do e ndaja me Ilirin. Me profesionin që kemi edhe i bëjmë ato 100 mijë euro”, u shpreh Sabiani.

Të ngjashme